2.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Kryeministri Kurti mirëpriti Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti ditën e sotme Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali. Kryetarja Spiropali po realizon vizitën e saj të parë zyrtare në Kosovë pas marrjes së detyrës së fundmi.

Duke theksuar marrëdhëniet e shkëlqyeshme dhe vëllazërore ndërmjet dy shteteve tona, kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e vazhdueshme që Shqipëria ka ofruar në forume dhe proceset e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, e veçanërisht në anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Në bisedë u diskutua rreth zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, si vazhdimësi e punës që është realizuar në tri vitet e fundit.

Kryeministri Kurti veçoi edhe disa nga projektet e përbashkëta, në mesin e tyre inaugurimi këtë vit i ALPEX për bashkimin e tregjeve energjetike Kosovë-Shqipëri apo edhe ndërtimi i hekurudhës Prishtinë-Durrës që bashkon edhe qytetet historike të Gjakovës dhe Shkodrës, si dhe mundësitë që paraqiten për të tashmen e të ardhmen.

Ai theksoi se si dy Republika parlamentare, bashkëpunimi edhe mes dy Kuvendeve tona ka arritur maja më të larta e një nivel të ri.

Vizita e Kryetares Spiropali është dëshmi e angazhimit të përbashkët për thellimin e marrëdhënieve dhe forcimin e lidhjeve ndërmjet dy republikave, teksa angazhohemi për mundësi të reja ndërveprimi për zhvillim të përbashkët dhe sjelljen e qytetarëve në të dy anët e kufirit më pranë njëri-tjetrit.

Kryeministri Kurti e falënderoi znj. Spiropali për bisedën e zhvilluar si dhe i uroi qëndrim të frytshëm në Kosovë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img