-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Konjufca për ngritjen e aktakuzës për rastin Banjska: “Më mirë vonë se kurrë”

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, lidhur me ngritjen e aktakuzës për sulmin në Banjskë që ndodhi shtatorin e vitit ta kaluar, deklaroi se fraza më e mirë e cila i shkon këtij lajmi është “më mirë vonë se kurrë”.

“Sa i përket aktakuzës lidhur me sulmin terrorist prapa të cilit qëndronte Serbia e cili u bë një Banjskë në shtator të vitit të kaluar, ky po që është një lajm i mirë, dhe një lajm të për të cilin nuk dua të jap kritika e më pastaj të tjera se pse u vonua kaq shumë. Do të thoja që fraza më e mirë e cila i shkon këtij lajmi është “më mirë vonë se kurrë”, dhe kështu ka ndodhur”, deklaroi Konjufca gjatë konferencës për media me homologen e tij nga Shqipëria, Elisa Spiropali.

Ai tutje shtoi se supozon që prokurorisë i është nevojitur gjithë ajo kohë për të kompletuar dosjen e aktakuzës.

“Sa i përket gjithë atij numri të madh të kriminelëve të cilët ishin të përfshirë drejtpërdrejt në këtë sulm, pasi kjo çështje të bëhet objekt i drejtësisë, gjithë fokusin dhe ju si gazetarë ju inkurajoj që ta keni nga institucionet e drejtësisë, që ky proces të shkojë ashtu siç duhet, të zhvillohet në mënyrë profesionale dhe që të gjithë kriminelët që ishin përgjegjës për këtë sulm, e në të cilin u vra rreshteri Afrim Bunjaku, ta marrin dënimin e merituar dhe të dalin para bankave të drejtësisë”, shtoi Konjufca.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img