4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Abdixhiku përkujton sulmet e 11 shtatorit: Kosova do të mbetet gjithmonë krah për krah me SHBA-në

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka përkujtuar 23 vjetorin e sulmeve të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas njoftimit që ka publikuar LDK, Abdixhiku ka thënë se sulmi i 11 shtatorit ishte sulm mbi vlerat demokratike perëndimore.

“Kosova do të mbetet gjithmonë krah për krah me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke mbrojtur lirinë, paqen dhe demokracinë si vlera të përbashkëta të dy popujve tanë!”” – thuhet ndër të tjera.

Njoftimi i plotë:

Mesazhi i kryetarit Lumir Abdixhiku në 23 vjetorin e sulmit mbi Kullat Binjake:

“Sulmi mbi Kullat Binjake në Neë York, në mëngjesin e 11 shtatorit të vitit 2001 i cili mori jetën e rreth 3000 njerëzve të pafajshëm, tmerroi botën. Kjo tragjedi, nuk ishte thjesht një akt dhune, por një sulm mbi vlerat e lirisë, demokracisë dhe bashkëjetesës që ndajnë vendet demokratike anembanë botës.

Ky akt terrorist dhe barbar ishte sulm direkt jo vetëm për ShBA-të, por edhe gjithë botën perëndimore; ishte sulm mbi vlerat demokratike perëndimore.

Sot, kur kanë kaluar mbi dy dekada nga momenti i ndodhjes së këtij akti të shëmtuar, kujtojmë dhe solidarizohemi me familjarët e viktimave të 11 shtatorit, të cilët humbën jetën pafajësish nga mania radikale e një sulmi terrorist.

Kosova do të mbetet gjithmonë krah për krah me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke mbrojtur lirinë, paqen dhe demokracinë si vlera të përbashkëta të dy popujve tanë!”

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img