4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Hamza kujton sulmin në Kullat Binjake: E gjithë bota u bashkua për të mbrojtur popujt e lirë

Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka rikujtuar sulmin terrorist në Kullat Binjake në New York me 11 shtator 2001.

Hamza në llogarinë e tij në “Facebook”, ka shkruar se ky sulm ishte mizor, ku humbën jetën mijra njerëz e ka kujtuar edhe tre shqiptarët e vrarë në atë sulm, duke thënë se e gjithë bota u bashkua për ti mbrojtur vlerat universale të popujve të lirë.

“11 shtatori i vitit 2001 ishte ditë e rëndë për popullin mik amerikan, SHBA-në dhe tërë botën e qytetëruar. Sulmet terroriste mbi Qendrën Botërore të Tregtisë në Nju Jork dhe mbi Pentagonin, ku humbën jetën mijëra njerëz të pafajshëm, ishin tejet mizore. Aty humbën jetën edhe tre bashkëkombasit tanë, Simon Dedvukaj, Rrok Camaj e Mon Gjonbalaj.

E gjithë bota e civilizuar, pas kësaj dite të kobshme, u bashkua për t’i mbrojtur vlerat universale të popujve të lirë.

Sot i nderojmë viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 dhe qëndrojmë të palëkundur përkrah SHBA-së në luftën kundër terrorizmit.”, ka shkruar Hamza.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img