-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Sot nis viti i ri shkollor në Shqipëri

Rreth 350 mijë nxënës në Shqipër nisin këtë vit të ri shkollor ndërsa 28 mijë prej tyre ulen për herë të parë në bankat e shkollës.

Një ditë më parë, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale tha se këtë viti hapin dyert 25 shkolla të reja, të cilat do të mirëpresin 10 mijë nxënës, raporton A2.

Sipas saj, ky vit ka sjellë risi dhe investime të rëndësishme, ndër to fakti se 31 mijë mësues e nisin vitin shkollor me paga të rritura. Prej 9 Shtatorit për nxënësit me nevoja të veçanta do të ketë 2100 mësues ndihmës.

Mbi 238 mijë nxënës përfituan këtë vit shkollor librat falas, citon A2, ministren Manastirliu.

Ajo deklaroi se vijon puna me programin e mbështetjes nëpërmjet trajnimit të mësuesve ku prej shtatorit do të fillohet me fazën e dyte të trajnimeve nëpërmjet Programit Kombëtar të Zhvillimit Profesional të Mësuesve ku parashikohen 16 mijë mësues të trajnuar përgjatë këtij viti shkollor.

Gjithashtu 240 oficerë sigurie do të jenë të dedikuar për sigurinë e nxënësve në shkolla, 40 më shumë se në 2023. Dhjetë ditë më parë u bë publik edhe urdhri për përcaktimin e kritereve për miratimin e “mësuesit koordinator për sigurimin e cilësisë” dhe të “mësuesit koordinator të këshillimit të karrierës” në institucionet arsimore publike të arsimit parauniversitar.

Sipas strukturës së publikuar nga Ministria e Arsimit për arsimin bazë, viti shkollor nis në datën 9 shtator të vitit 2024, për të përfunduar më 13 qershor të vitit të ardhshëm.

Nxënësit e arsimit të detyruar 9-vjeçar do të kenë dy periudha pushimesh. Periudha e parë e pushimeve do të jetë në fundvit, ndërsa përudha e dytë do të jetë në javën e parë të muajit prill.

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, Policia e Shtetit ka publikuar planin e ri të masave, ku përveç shtimit të efektivëve pranë shkollave dhe patrullimet në institucionet arsimore që janë pranë rrugëve, policia po bashkëpunon me pushtetin vendor, psikologët, punonjësit socialë, Ministrinë e Shëndetësisë dhe AKU-në për mbarëvajtjen e këtij viti shkollor.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img