13.6 C
Pristina
Monday, September 30, 2024

Buy now

spot_img

Zjarr i madh në lagjen Taukbahçe të Prishtinës

Një zjarr i madh ka shpërthyer në lagjen Taukbahçe të Prishtinës, duke shkaktuar ndotje në këtë zonë.

Tymi ka mbuluar të gjithë lagjen, duke ndikuar edhe në cilësinë e ajrit.

Për këtë ngjarje kanë reaguar edhe autoritetet e Brigadës së Zjarrfikësve. 

Ata kanë njoftuar se ekipi i zjarrfikësve është në terren dhe është duke bërë përpjekje për të shuar flakët. 

Sipas raportimeve, zjarr i ka prekur disa mbeturina dhe barishte. 

“Sapo të përfundojmë operacionin, do të japim më shumë detaje,” kanë thënë për media

Ndërsa, komandanti Malë Gashi ka bërë thirrje për kujdes nga qytetarët lidhur me mbajtjen e pastër të ambientit. 

Ai ka thënë se në atë zonë janë krijuar deponi ilegale të mbeturinave, që e bëjnë të vështirë shuarjen e plotë të zjarreve, pasi ato ndezen vazhdimisht. 

“E vetmja zgjidhje është të mbulohen me dhe,” ka thënë Gashi për Insajderin.


TAUKBAHÇE

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img