3.6 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

Adriana Matoshi shfaqet duke qarë në studion e Sellmës gjatë realizimit të makijazhit 

Aktorja dhe deputetja e njohur, Adriana Matoshi, ka shkaktuar emocione të shumta së fundmi në studion e grimeres së njohur shqiptare, Selma Kasumoviq.

Ngjarja u pasqyrua në një video të përbashkët të publikuar në rrjetet sociale, ku deputetja e radhëve të Lëvizjes Vetëvendosje shihej duke qarë në fillim të videos.

Në videon e postuar në Instagram, Matoshi shfaqet duke thënë: “Nuk po dua të grimohem, unë jam e bukur vet”, ndërsa lotët i rridhnin në fytyrë. Kamera më pas kap momentin kur Sellma përpiqet kinse ta qetësojë aktoren nga Gjilani.

Megjithatë, skena dramatike merr një kthesë të papritur kur Adriana fillon të buzëqeshë, duke kuptuar se e gjitha ishte një marifet aktrimi.

Sellma, e cila fillimisht përkrahte aktoren me mënyra qetësuese, e kuptoi shpejt lojën dhe i bashkëngjitet ngashërimit të improvizuar.

https://www.instagram.com/reel/C_laFSFOzBP/?igsh=YmEzaDgyZ2lsN2Rj

E gjithë situata, e cila fillimisht dukej si një moment i vërtetë emocional, shërbeu për të treguar aftësitë e jashtëzakonshme të aktrimit të Adrianës dhe sensin e humorit të dy shoqeve.

Pas kësaj loje, vajzat vazhduan me pjesën tjetër të videos ku Sellma tregon mënyrën se si realizoi dhe kompletoi dukjen e klientes së saj të njohur.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img