1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Zelensky e falënderon Kosovën për ndihmën ndaj Ukrainës me flotë automjetesh

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se në mbledhjen e 24 të Grupit të Kontaktit për Mbrojtje të Ukrainës ka prezantuar pakon e re të ndihmës për Ukrainën.

“Kjo mbledhje ishte e veçantë sepse prezentimi i pakos, e cila është e treta me radhë nga Republika e Kosovës, është bërë në prani të Presidentit Ukrainas, Volodymyr Zelenskyy i cili për herë të parë merr pjesë në këtë forum në Reimstein të Gjermanisë”, ka shkruar Maqedonci.

“Presidenti Volodymyr Zelenskyy, falënderoi Republikën e Kosovës dhe gjithë kontribuuesit tjerë që në vazhdimësi kanë mbështetur Ukrainën”, ka shkruar ai.

“Qeveria e Republikës së Kosovës tashmë ka dërguar dy pako të mëdha ndihmash, të përbëra nga pajisje, mjete të blinduara dhe municione. Përveç kësaj, së bashku me EUCOM, po trajnojmë qindra ukrainas në Kosovë për operacione të deminimit, të cilat janë të një rëndësie të madhe jo vetëm për tani por edhe për të ardhmen, dhe gjithashtu po vazhdojmë mbështetjen tonë për trajnimin e njësive ukrainase përkrah aleatëve tanë britanikë në kuadër të Operacionit Interflex”, ka shkruar ministri.

Sipas tij, këtë muaj, Qeveria e Republikës së Kosovës ka vendosur të dhurojë një flotë automjetesh që do ti dorëzohen Ukrainës. Ky akt mbështetjeje është një shenjë e pjesëmarrjes sonë aktive në Grupin e Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës.

“Ndihma e Kosovës për Ukrainën, ndonëse më e vogël krahasuar me disa nga donacionet tuaja, dëshmon vullnetin e popullit të Republikës së Kosovës për të ndihmuar popullin ukrainas në këto kohë të vështira”, ka shkruar ai.

“Duke qenë vetë viktima të agresionit, ne e dimë shumë mirë çmimin e lartë të lirisë. Prandaj mbështetja jonë ndaj jush do të jetë e palëkundur deri në fitoren përfundimtare të Ukrainës dhe popullit të saj”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img