0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Azemi: Qeveria Kurti ka dhënë edhe dy kontrata njëburimore, me vlerë afro 100 mijë euro

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Visar Azemi, ka vazhduar kritikat ndaj Qeverisë Kurti për dhënien e kontratave njëburimore.

Ai ka treguar se qeveria ka dhënë edhe dy kontrata të tilla për ndërtimin e dy urave.

Në profilin e tij në “Facebook”, Azemi ka shkruar se vlera e këtyre kontratave është 100 mijë euro.

“Urën e Badovcit e lanë peng duke e zgjatur e stërgjatur ndërtimin e saj derisa u shndërrua në objekt talljeje në gjithë Kosovën. E dje, Ministria e Infrastrukturës i paska dhënë edhe mbi 46.000 euro shtesë për të. Kjo përmes një kontrate njëburimore. Në të njëjtën formë, me procedurë të negociuar, qenka nënshkruar edhe kontratë për ndërtimin e urës në Rrugën Nacionale N9 deri në Gjakovë, segmenti Rakovinë-Klinë. Vlera e saj mbi 51.000 euro. Pra, për dy ura, dy kontrata të negociuara me vlerë afro 100 mijë euro”, ka shkruar Azemi.

Më tej, ai ka kërkuar hetim urgjent për këto kontrata.

“E njëjta praktikë e kësaj Qeverie edhe në muajt e fundit të mandatit. Për punët e dështuara, kontrata të negociuara. Mekanizmi i njëjtë që rrënjët i ka tek korrupsioni. Projektet që do të duhej të prodhonin mirëqenie për qytetarët po përdoren për përfitim e pasurim për pushtetarët. Liburn Aliu e ministrat e tjerë të kësaj qeverie, nënshkruan rreth 1000 kontrata sekrete që kapin vlerën e mbi 240 milionë eurove. Kjo qeveri për çdo ditë të qeverisjes e ka dhënë nga një kontratë njëburimore. Kështu s’ka ndodhur kurrë. Kësaj qartazi i vjen era korrupsion i pastër. Krejt këto janë taksa të qytetarëve, që s’guxojnë të shkojnë në xhepat e dostave të pushtetarëve. Prandaj, duhet hetim urgjent. Për secilën kontratë veç e veç. Për çdo cent të dhënë në mënyrë të dyshimtë”, ka shkruar Azemi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img