Misioni i ShBA-së në OSBE ka reaguar në lidhje me veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës në veri të vendit.
Në një deklaratë publike, ky mision i ka quajtur këto veprime si të pakoordinuar dhe provokuese.
“Ne kemi shprehur shqetësimin tonë lidhur me veprimet e pakoordinuara dhe provokuese të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës, të cilat kanë pasur efekt të drejtpërdrejtë dhe negativ ndaj pjesëtarëve të komunitetit etnik serb dhe komuniteteve tjera pakicë në Kosovë. Ata i vënë qytetarët kosovarë dhe ushtarët e KFOR të udhëhequr nga NATO në rrezik më të madh dhe minojnë reputacionin e Kosovës si një partner i besueshëm ndërkombëtar”, theksohet në reagim.