0.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Bulliqi takohet me përfaqësues të KFOR-it amerikan, flasin rreth sigurisë së qytetarëve

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka takuar sot përfaqësuesit e zyrës së çështjeve civile të KFOR-it amerikan.

Gjatë takimit, u diskutuan çështje thelbësore që lidhen me sigurinë e qytetarëve dhe masat që duhen ndërmarrë në rast të fatkeqësive natyrore.

“Në takim u diskutua mbi masat preventive që duhen zbatuar për të minimizuar rreziqet dhe për të rritur efikasitetin e reagimit në rast të fatkeqësive. Kryetari Bulliqi vlerësoi rolin e KFOR-it amerikan në ofrimin e mbështetjes së vazhdueshme dhe theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi për të garantuar një ambient të sigurtë dhe të mbrojtur për të gjithë qytetarët”, thuhet në njoftimin e komunës.

Bulliqi shprehu mirënjohjen e tij të veçantë për kapitenin Benjamin KEE White dhe ekipin e tij, për angazhimin dhe përkushtimin e tyre në mbështetje të Komunës së Podujevës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img