7.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Krasniqi tregon “tri shtyllat kryesore të propagandës së grupit të Tiranës brenda VV-së”

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka renditur tri shtyllat kryesor të propagandës të “grupit të Tiranë” që janë pjesë e Vetëvendosjes.

Ai ka thënë se grupi i Tiranës që përbëhet nga Dejona Mihali, Hysamedin Feraj, Elvis Hoxha e të tjerë, e kanë të fokusar propagandën në tri shtylla.

Sipas tij, veriu i Kosovës, Shqipëria dhe Perëndimi me SHBA janë këto tri shtylla.

Shkrimi i tij:

TRI SHTYLLAT KRYESORE TË PROPAGANDËS SË “GRUPIT TË TIRANËS”

I ashtuquajturi “Grupi i Tiranes” brenda LVV, janë ustallarë të propagandës. Ata persona zakonisht nuk gjenden shumë në medie, as në organe drejtuese, përveç në raste të rralla, në qeveri jo e jo. Falë punës së tyre grupi parlamentar i LVV është homogjen, natyrisht pa identitet. Falë punës së tyre LVV prezentohet në publik si parti me unitet të çeliktë. Me gjasë, fuqia e LVV buron më shumë nga propaganda e tyre, se sa nga lidershipi i Kurtit.

Tri shtylla ka propaganda e përpunuar prej “Grupit të Tiranës”:veriun e Kosovës, Shqipërinë dhe Perëndimin (SHBA-në.)

1. Propaganda kundër Zajednicës një kohë ka qenë brenda një propagande më racionale, por tashmë është shndërruar në propagandë gebelsiane, kundër qytetarëve serbë, si të të tillë. Natyrisht kjo nuk kalon pa pasoja e pa kundërveprim konkret politik e ushtarak të faktorëve ndërkombëtar që operojnë në vend.

2. Propaganda mbi Shqipërinë, ka dështuar me turp. Nga një propagandë joreale për bashkimin kombëtar, ka kohë që është shndërruar në propagandë bizare kundër vetë Shqipërisë, gjoja nën maskën e luftës kundër qeverisë Rama. Pasojat e kësaj propagande kufizojnë me tradhtinë.

3. Në emër të gjoja sovranizmit, propaganda e “Grupit të Tiranës” ka përpunuar një platformë agresive antiperëndimore dhe sidomos antiamerikane, të cilën tashmë e kanë injektuar në masat e gjera. Sot mund të flasim për histeri antiamerikane në radhët e shumë militantëve të LVV në Kosovë.

Rezultatet e propagandës së “Grupit të Tiranës” mund t’i vlerësoni vetë: sanksionet e Bashkimit Evropian kundër Kosovës, presionet e hapta të administratës së SHBA-së kundër qeverisë Kurti, eksodi i shqiptarëve nga Kosova, zbehja e shqiptarizmit në Kosovë.

Megjithatë, nuk jam në gjendje ta them se a u ka rrëshkitë qëllimi i propagandës, në drejtimin nga nuk e kanë projektuar, apo pikërisht ky rezultat ka qenë qëllimi i vërtetë i propagandës. Sidoqoftë, rezultati mbetet i njëjtë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img