Të shtëna me armë janë dëgjuar para pak minutash në rrugën “Gazmend Zajmi” në lagjen Aktash në Prishtinë, ku një punëtor i Extreme Pizza-s është sulmuar nga një person.
Sinjali ka siguruar pamje ku i dyshuari shihet duke e nxjerr armën dhe i shkon te vetura punëtorit të Extreme-it, i cili në ato momente del nga automjeti dhe përballet me të dyshuarin.
Siç shihet në pamje, i dyshuari e repeton armën dhe ia vendos në kokë punëtorit dhe më pas gjuan në tokë.