-0.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Ministrja e Jashtme finlandeze për vizitën në Ballkan: Po thellojmë bashkëpunimin

Ministrja e Punëve të Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen, nga nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në tri shtete të Ballkanit Perëndimor. Bëhet fjalë për Kosovën, Shqipërinë dhe Serbinë.

Para vizitës ajo ka thënë Finlanda mbështet fuqishëm rrugën e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit në BE.

“Mirëqenia dhe stabiliteti i rajonit është shumë i rëndësishëm për të gjithë Evropën, përfshirë Finlandën. Ne duhet të forcojmë bashkëpunimin me partnerët tanë më të afërt, veçanërisht duke pasur parasysh mjedisin aktual të sigurisë evropiane”.

“BE-ja është tashmë partneri më i afërt i vendeve të Ballkanit Perëndimor. Edhe Finlanda po thellon angazhimin e saj me rajonin”, ka thënë Valtonen.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img