-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Mbyllja e institucioneve paralele, përfundon e qetë protesta e serbëve

Ka përfunduar protesta e punonjësve të komunës paralele të Mitrovicës së Veriut.

Lidhur me situatën atje u deklarua edhe policia.

Zëvendësdrejtori për veriun, Veton Elshani, tha se gjendja ishte e qetë.

“Perfekt, kurrë ma mirë s’ka qenë. Protesta ka përfunduar moti”, deklaroi Elshani.

Serbët protestuan edhe gjatë ditës së djeshme duke kërkuar lirimin e objekteve.

Më 30 gusht në një aksion të policisë u mbyllën këto pesë institucione.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi njoftoi atë ditë se komunat paralele të cilat nuk do të operojnë më janë “Qarku i Mitrovicës së Kosovës, Komuna paralele e Mitrovicës, Komuna paralele e Zveçanit, Komuna paralele e Zubin Potokut dhe Komuna paralele e Leposaviqit”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img