-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Elshani: Sa është Radoiçiq i lirë ka rrezik për sigurinë

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Veton Elshani ka folur për situatën në veri të Kosovës.

I pyetur se a është shpartalluar grupi i Radoiçiq në veri të Kosovës, Elshani ka thënë se derisa ai është i lirë, ekziston mundësia që të përsëritet diçka si rasti i Banjskës.

“Sa është Radojçiq i lirë ka rrezik, por ne jemi me numër të mjaftueshëm të policëve dhe gjithçka është nën kontroll. Në rast se ndodh diçka ne jemi qe të reagojmë”, ka thënë Elshani.

Tutje ai ka shtuar se policia është duke punuar vazhdimisht që t’iu ofrojë siguri të gjithë qytetarëve në veri të Kosovës.

“Prej orës 8 në mëngjes e deri në mbrëmje ishim në detyrë, në uniformë. Tash edhe na kemi dal me lëviz, me shëtit. Kjo është e mundur, nuk ka ndonjë problem. Por situata këtu është thuajse çdo natë, ndonjëherë edhe më shumë. Tash kanë filluar edhe shkollat me siguri kemi me pas më shumë njerëz, pra situata është e qetë”, deklaroi ai në kanal 10.

Kujtojmë se më 24 shtator të vitit të kaluar, një pjesëtar i Policisë së Kosovës mbeti i vrarë kur persona të armatosur, rreth 30 sosh, sulmuan njësitet policore në fshatin Banjskë – zonë e banuar me shumicë serbe në veri të vendit.

Policia e Kosovës pasi mori nën kontroll Manastirin në fshatin Banjskë gjeti një sasi të madhe armatimi dhe mjetesh ushtarake, në mesin e tyre edhe automjete me mbishkrimin KFOR.

Përgjegjësinë për organizimin e grupit të armatosur e pati marrë Milan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve të Kosovës. Ai u lirua nga Gjykata e Lartë e Serbisë, një ditë pasi u ndalua nën dyshimet se ka kryer një sërë veprash – përfshirë trafikim armësh dhe krime kundër sigurisë së përgjithshme.

Radoiçiq, ndodhet tashmë në sistemin e organizatës më të madhe ndërkombëtare të policisë, INTERPOL për urdhërarrest.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img