18.3 C
Pristina
Friday, October 25, 2024

Buy now

spot_img

Trajtimi nga ndërkombëtarët, Kupchan: Duhet pasur parasysh fundin, kritikat ndaj Qeverisë justifikohen

Charles Kupchan, ish-drejtor i çështjeve evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, beson se veprimet e Qeverisë së Kosovës në veri të vendit, janë të motivuara nga politika e brendshme, përpara zgjedhjeve të shkurtit, por thekson se ato janë të rrezikshme për Kosovën.

Ajo u pyet edhe lidhur me mostrajtimin e barabartë të Kosovës nga bashkësia ndërkombëtare.

Këtë kritikë ndaj Bashkimit Evropian e ka përsëritur të shtunën edhe presidentja Vjosa Osmani kur ka thënë se Kosova nuk ka barazi në procesin e dialogut me Serbinë. 

Unë mendoj se gjithmonë duhet pasur parasysh fundin. Në çdo front të caktuar, qoftë për dinarin, për targat apo për institucionet paralele, Kosova ka të drejtë të thotë se nuk po na trajtoni me drejtësi, se ne duam të jemi një vend si çdo vend tjetër.

Por, në anën tjetër, nëse gjykohet sjellja e Kosovës nga perspektiva se a e ndihmon kjo gjë atë, a e çon drejt vijës së finishit, si dhe a e afron Gadishullin Ballkanik më pranë pluralizmit, multietnicitetit, stabilitetit dhe integrimit në institucionet atlantike, atëherë ka një përgjigje tjetër – këta hapa nuk janë të dobishëm.

Nisur nga fakti se bashkësia ndërkombëtare i ka sytë te qëllimi i fundit, unë mendoj se kritikat ndaj Qeverisë në Prishtinë janë të justifikuara.” – tha ai për Rel. 

Në fund, ai tha se me afrimin e zgjedhjeve në Kosovë, dyshon se do të shohim ndonjë qasje ndryshe nga Kosova dhe për pasojë, sipas tij, përparimi në dialog ndoshta do të duhet të presë zgjedhjet e shkurtit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img