9.8 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Komuna e Prishtinës ua rrit pagat punëtorëve teknikë të Prishtinës në 400 euro

Punëtorët teknikë dhe ata të sigurimit fizik të shkollave të Prishtinës, nga tetori do t’i marrin pagat me rritje.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi përmes një postimi në Facebook.

Azemi, ka thënë se Komuna e Prishtinës ua ka plotësuar 95 për qind të kërkesave të tyre, ndërsa pagat e punëtorëve teknikë nga muaji i ardhshëm do të jenë 400 euro bruto.

“Komuna i plotëson kërkesat e sindikatës, punëtorët vazhdojnë punën: shkollat e mesme rritjen nga 400 euro do ta kenë nga 30 shtator 2024, QMF nga data 16.09.2024 do të kenë pagë 400 euro bruto, shkollat fillore nga data 10.09.2024 do ta kenë pagën 400 euro”, ka shkruar Azemi.

Ai ka shtuar se në ketë takim u vendos që për mospagesën e përvojës së punës të bëhet padi ndaj kompanive që nuk e kanë paguar këtë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img