-0.4 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Buy now

spot_img

Fillimi i vitit të ri shkollor, Krasniqi uron fëmijët – ka një këshillë për prindërit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i ka uruar fëmijët dhe mësimdhënësit për fillimin e vitit të ri shkollor.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Krasniqi pati edhe një këshillë për prindërit.

Ai kërkoi nga ta, më shumë mbështetje sesa kritika, më shumë dashuri dhe më shumë punë me fëmijët, pasi siç shkruan ai, kjo do t’I shtyjë ata që gjithmonë të bëjnë më të mirën.

“Të dashur nxënës, mësimdhënës e të nderuar prindër, Urime fillimi i vitit të ri shkollor! Për ju që po e nisni këtë rrugë për herë të parë, qoftë një rrugë e lehtë, e dashur dhe përplot me të arritura të shkëlqyeshme. Pa dyshim, rruga e suksesit në jetë fillon në bankat e shkollës. Për ju të tjerët që keni filluar më parë, ky vit qoftë më i mirë sesa i kaluari. Tejkalimi i vetvetes nga viti në vit, çdo herë, duhet të jetë synimi i secilit prej jush. Gjithmonë mund të bëheni pak më të mirë e të arrini diçka më shumë. Juve, të nderuar mësimdhënës, ju uroj një vit të mbarë e të palodhshëm. E admiroj durimin dhe pasionin tuaj për t’u dhënë fëmijëve tanë dije dhe dashuri. E di dhe e besoj se me ju, e ardhmja e vendit tonë është në duar të sigurta. Të dashur prindër, e di që fëmijët ndoshta jo  gjithmonë arrijnë sukseset që ne dëshirojmë për ta. Por, më shumë mbështetje sesa kritika, më shumë dashuri, më shumë punë me ta – do t’i shtyjë ata që gjithmonë të bëjnë më të mirën. Prandaj, duke pasur gjithmonë parasysh interesin e fëmijëve tanë, të gjithë bashkë, pa përjashtim, t’u japim kujdesin dhe trajtimin që e meritojnë gjatë këtij rrugëtimi. Urime dhe suksese të gjithëve”, ka shkruar Krasniqi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img