-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Ministri i Drejtësisë për burrin që i vuri flakën gruas: Kërkon ndëshkim shembullor

Ministri i Drejtësisë së Shqipërisë, Ulsi Manja ka reaguar pas ngjarjes tronditëse në Korçë, ku ish-bashkëshorti dyshohet se i vuri flakën gruas.

Përmes një postimi, ministri thotë se ky është një krim i neveritshëm që kërkon ndëshkim shembullor nga drejtësia, përcjell Klankosova.tv.

“Ngjarja tronditëse që ndodhi dje në Korçë, ku një nënë e dy fëmijëve të mitur u bë viktimë e dhunës së verbër në familje, është një krim i neveritshëm që kërkon ndëshkim shembullor nga drejtësia!”

Ky akt i shëmtuar nuk mund të tolerohet dhe as të kalojë pa pasoja të rënda për autorin. Drejtësia duhet të veprojë me vendosmëri dhe pa asnjë hezitim për të dhënë mesazhin e qartë se dhuna në familje nuk ka vend në shoqërinë tonë. Është detyrë e institucioneve dhe e shoqërisë të mbrojmë çdo nënë, çdo fëmijë, nga këto akte barbare, dhe të sigurohemi që ata që shkelin ligjin të marrin dënimin që meritojnë!”

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img