-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Elezi: Nga sot mund të dorëzohen kërkesat për certifikim të subjekteve politike

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka pohuar se nga sot (1 shtator) subjektet politike, partitë politike, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur, duhet të dorëzojnë kërkesat e tyre për certifikim dhe listën e kandidatëve për deputetë.

Për Klankosova.tv, ai ka bërë të ditur se kjo mund të bëhet deri më 11 dhjetor.

“Duke filluar nga 1 shtatori fillon periudha për aplikim të subjekteve politike që duan të certifikohen për pjesëmarrje në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025”, ka thënë Elezi.

“Gjatë kësaj kohe, pra 1 shtator – 11 dhjetor 2024, subjektet politike (partitë politike, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur) duhet të dorëzojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve edhe listën e tyre me kandidatët për deputetë”. 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img