-1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Selmanaj kritikon Kurtin: Me një buxhet prej 12 miliardë eurosh, nuk la asnjë shenjë

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për mosmbajtje të premtimeve.

Ai ka thënë se kryeministri Albin Kurti dje është dashur të iu kërkoi falje grave të Krushës së Vogël.

Kjo pasi, sipas tij, Kurti kishte premtuar se nuk do të dialogonte me Serbinë pa zbardhjen e fatit të të pagjeturave.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkrua se Kurti nuk e ka mbajtur premtimin as për çështje tjera.

“Dje Kosova shënoi Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, me kryeministrin që bëri homazhe dhe vizitoi gratë në Krushën e Vogël. Megjithatë, ajo që mungoi ishte një kërkim falje, pasi është i vetmi politikan në Kosovë që ka shfrytëzuar edhe këtë çështje të ndjeshme për përfitime politike. Nuk pamë asnjë kërkim falje për dështimin në realizimin e shumicës së planit të tij për krimet e luftës. Madje Albin Kurti gjatë fushatës zgjedhore përpara se të formohej qeveria, kishte vizituar nënat gjakovare të cilave u kishte thënë se është i bindur që dialogu duhet të kushtëzohet me të pagjeturit. Por ajo çfarë ndodhi gjatë qeverisjes së tij, ishte shkelja me dhjetra herë e këtij premtimi. Jo që nuk e kushtëzojë dialogun me çështjen e të pagjeturve, por shkoj edhe më larg duke pranuar marrëveshje si ajo e Brukselit dhe aneksi i Ohrit, të cilat janë në dëm të Kosovës”, ka shkruar Selmanaj.

Ai ia ka përmendur të parti të Qeverisë edhe dështimet tjera.

“Të mos harrojmë se zgjedhjet janë një proces ku politikanët premtojnë, dhe populli, përmes votës, zgjedh kë t’i zbatojë ato. Në vitin 2021, shumica e qytetarëve ia besuan Albinin detyrën për të zgjidhur çështjen e personave të pagjetur. Mirëpo, pas 4 vitesh dhe me një buxhet prej 12 miliardë eurosh, a mund të tregoni një shenjë ✅ te ndonjë premtimi të përmbushur? Gjykojeni vetë. U harrua kushtëzimi i dialogut. U harrua padia ndaj Serbisë për gjenocid. U harruan të gjitha….E vetmja gjë që duket se është arritur është barazimi i krimeve shtetërore të Serbisë ndaj Kosovës me disa raste të serbëve të zhdukur gjatë luftës”, ka shkruar Selmanaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img