0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Kritikat ndaj Francës, Miftaraj: Qëndrimi i Kurtit korrekt, duhet të mësojnë edhe këshilltarët e tij

Drejtori i Institut të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka lavdëruar qëndrimin e kryeministrit Albin Kurti për Francën, pasi kjo e fundit u pajtua që Serbisë të ia shes 12 avionë luftarakë.

Ai e ka ftuar shefin e qeverisë që të ua tërheq vërejtjen edhe këshilltarëve të tij, të cilët kanë shprehur mllef ndaj presidentit të Francës.

Në profilin e tij në “Facebook”, Miftaraj ka shkruar se militantët e VV-së duhet të mësojnë nga qëndrimi i Kurtit.

“Albin Kurti: Franca vend mik, aleat e partner, duam bashkëpunim të ngushtë. Qendrim shumë korrekt i Kurtit. Mbase e lexojnë këtë qendrim te të parit të LVV edhe këshilltarët dhe klientela e tij dhe i fshijnë postimet e tyre plot mllef, ofendime dhe sharje të ulta ndaj Presidentit Makron dhe Francës. P.S. Tallava militanta kujdes me militantizmin se me kete qasje te gabuar Kurti nuk Ju vendos emrin ne liste per deputete e me shume gjase nuk iu ben më keshilltare ose nuk iu ndan me pozita ne pune te shtetit. Rriteni vigjilencen. Paqe!”, ka shkruar Miftaraj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img