4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

BE diskuton për trajnimin e ushtarëve ukrainas në Ukrainë

Ministrat e Mbrojtjes të Bashkimit Evropian janë sot në Bruksel për të diskutuar operacionet e vazhdueshme të BE-së për trajnimin e ushtarëve ukrainas, për të mbrojtur vendin e tyre kundër pushtimit rus.

Pjesë e diskutimeve është edhe plani për t’i zhvendosur disa nga operacionet stërvitore të BE-së brenda Ukrainës.

Aktualisht, trajnimet janë duke u zhvilluar në Gjermani dhe Poloni.

Misioni i trajnimeve ka nisur në nëntor të vitit 2022 – disa muaj pasi Rusia ka filluar pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës.

Sipas shifrave të BE-së të muajit maj, mbi 52.000 ushtarë ukrainas janë trajnuar.

BE-ja dëshiron të trajnojë edhe 60.000 të tjerë deri në fund të verës së këtij viti, raporton rel.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img