4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Rasti i dhimbshëm në Podujevë, mjeku i urgjencës flet për rastin e 2-vjeçares që dyshohet se vdiq në djep

jë ngjarje e trishtë ka ndodhur të mërkurën në fshatin Penuh të Podujevës, ku një vajzë rreth 2-vjeçare humbi jetën tragjikisht. Vogëlushja dyshohet se vdiq në djep nga asfiksia. Hetimet për rastin tashmë kanë nisur, ndërsa është deklaruar edhe shefi i urgjencës në komunën e Podujevës.

Arben Beqiri ka treguar se ekipi i tij ishte thirrur nga qendra e mjekësisë familjare në Lluzhan për të intervenuar në rastin e fëmijës, por kur arritën atje e gjetën fëmijën pa shenja jete.

Ashtu siç raportoi Sinjali, edhe Beqiri ka thënë se fëmija dyshohet të ketë vdekur gjatë kohës sa ishte i lidhur në djep.

“Vdekja dyshohet se ka ndodhur nga asfiksia sepse është rrotulluar në djep. Ka qenë i lidhur sikurse lidhen fëmijët në djep. Nuk e dimë saktë se si ka ndodhur rasti dhe nëse ka qenë dikush i pranishëm, por dyshohet se rrotullimi i djepit dhe lidhësja mund të kenë shkaktuar vdekjen”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img