0.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Krasniqi fton diasporën të regjistrohet për zgjedhje: Duke e votuar Hamzën, e rikthejmë Kosovën në kursin e zhvillimit

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka ftuar diasporën që të regjistrohet për procesin e zgjedhjeve, që do të mbahen më 9 shkurt.

Ai e ka përgëzuar edhe KQZ-në për punën që ka bërë gjatë kësaj kohe për të iu mundësuar bashkatdhetarëve që të votojnë ditën e zgjedhjeve.

Në profilin e tij në “Facebook”, Krasniqi ka shkruar strukturat e PDK-së në mërgatë do të jenë në dispozicion për të ndihmuar e lehtësuar këtë proces.

Ai ka vlerësuar se duke votuar Bedri Hamzën për kryeministër do të rikthen Kosova në kursin e zhvillimit.

“Sot ka nisur procesi i regjistrimit të bashkatdhetarëve të cilët dëshirojnë të votojnë në ambasadat dhe konsullatat e shtetit tonë, si dhe përmes postës, në zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit 2025. E përgëzoj Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për punën e mirë që ka bërë gjatë kësaj kohe duke mundësuar një proces efikas regjistrimi për të gjithë. Prandaj, sot, ju ftoj të gjithëve që, duke u regjistruar përmes platformës së KQZ-së, t’ia mundësoni vetes të drejtën tuaj të votës për zgjedhjet e ardhshme. Partia Demokratike e Kosovës, përmes strukturave të saj në mërgatë, do të jetë e angazhuar dhe në dispozicion të plotë për të ndihmuar e lehtësuar këtë proces për bashkatdhetarët tanë. Vetëm bashkë, duke votuar Bedri Hamzën për Kryeministër, mund ta rikthejmë atdheun tonë të përbashkët, Kosovën, në kursin e zhvillimit dhe integrimit. Afati i regjistrimit fillon sot dhe përfundon më 26 dhjetor”, ka shkruar Krasniqi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img