4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Osmani në takimin me Goffus thotë se hapja e urës së Ibrit duhet të bëhet në koordinim me aleatë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Ndihmës  Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s për operacione, Thomas Goffus.

Në njoftimin e presidencës thuhet se sipas Osmanit, Kosova mbetet e përkushtuar për bashkëpunim të vazhdueshëm me NATO-n dhe KFOR-in për adresimin e sfidave në fushën e sigurisë.

Më tej, Osmani falënderoi NATO-n për angazhimin e deritashëm për paqe, siguri dhe stabilitet dhe në këtë kontekst ritheksoi objektivin strategjik të Kosovës për integrim në komunitetin euroatlantik, duke shprehur besimin se anëtarësimi në NATO do të kontribuojë për sigurinë dhe stabilitetin e gjithë rajonit.

Në takim me Ndihmës Sekretarin Goffus, ndër të tjera u diskutua edhe për çështjen e hapjes së urës së Ibrit.

Presidentja Osmani ka përsëritur qëndrimin për hapjen e urës, porse ka potencuar rëndësinë e mirëmbajtjes së komunikimit, koordinimit dhe thellimit të bashkëpunimit në mes të institucioneve tona dhe partnerëve tanë të sigurisë, veçanërisht me NATO-n, për hartimin e një plani të përbashkët të zbatimit për hapjen e urës.

Hapjen e urës, Presidentja Osmani e ka cilësuar si një veprim në funksion të normalizimit dhe integrimit në interes të të gjithë qytetarëve, pa dallim etnie. 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img