-2.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Mustafa: Nuk ka rritje të punësimit, Kurti ka tendenca për mashtrim të publikut

Arben Mustafa, koordinator për financa në Kabinetin për Qeverisje të Mirë të PDK-së, ka thënë se kryeministri Albin Kurti ka tendenca për mashtrim të publikuar duke thënë se gjatë katër viteve të qeverisjes së tij ka një rritje enorme të punësimit.

Në një postim në Facebook, ai ka publikuar një tabelë të rritjes reale të Bruto Produktit Vendor.

“Se çka mund të ketë ndodhë me punësimin gjatë këtyre viteve, më së miri tregon figura e mëposhtme e cila shpërfaqë stagnimin e ekonomisë, me rritjen ekonomike nën 4%, investimet private në rënie të vazhdueshme,  investimet publike më të ulëtat dhe deficitin tregtar më të lartin në histori nuk mund të ketë lulëzim të ekonomisë e as të punësimit!”

“Punësimet e përkohshme nga 6 muaj me para të shtetit nuk flasin për punësim, po vetëm për një mekanizëm të transferit të përkohshëm të një shume të parave te qytetarët. Nuk ka rritje të punësimit me këtë aktivitet të ulët ekonomik!”, ka thënë Mustafa.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img