1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Kapen dy shqiptarë në Gjermani, njëri dyshohet se ia kishte futur armën në gojë burrit të gjyqtares

Interpol Tirana, në bashkëpunim me partnerët e tyre në Gjermani, ka mundur të kap dy shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Sipas njoftimit të këtyre strukturave, bëhet fjalë për shtetasit Fabio Ballabani, lindur në Vlorë dhe Erland Krasniqi, i lindur në Kavajë.

“Euronews Albania” thotë se Fabio Ballabani alias Fabio Zyberaj, në vitin 2019, ka kërcënuar me pistoletë bashkëshortin e një gjyqtareje e cila ishte pjesë e trupit gjykues në një gjyq që zhvillohej kundër grupit të Emiljano Shullazit.

“Ky shtetas dyshohet se në vitin 2019, ka kërcënuar me armë zjarri pistoletë bashkëshortin e një gjyqtareje e cila ishte pjesë e trupit gjykues në një gjyq që zhvillohej kundër një grupi të krimit të organizuar. Nga hetimet e kryera dhe këqyrja e kamerave të sigurisë, është identifikuar si autor i këtij sulmi shtetasi F. B., alias F. Z”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Kurse Erland Krasniqi, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri shtetasin  Renato Bajraktari.

Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Wiesbaden në Gjermani për ekstradimin e këtyre dy shtetasve drejt Shqipërisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img