1.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Azemi për rritjen e pagës minimale: Vendim parazgjedhor, paga duhet të jetë 500 euro

Vendimi i Qeverisë “Kurti” për rritjen e pagës minimale në 350 euro, po konsiderohet si vendim parazgjedhor nga kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi.

Azemi ka thënë se si sindikatë janë të pakënaqur me këtë vendim dhe se kërkesat e tyre janë që paga minimale duhet që të jetë 500 euro, teksa kritikon ekzekutivin për marrjen e vendimit pa u konsultuar me sektorin privat.

“Në e çmojmë çdo lëvizje që behtë qoftë edhe me 10 cent e kemi thënë edhe me herët. Por në moment kur një partner merr vendim pa u konsultuar me partnerin që është i obliguar për ta bërë këtë, ne edhe këtë do të ja kishim falur sikurse paga minimale të jetë sipas kërkesës sonë që kohën fundit e kemi kërkuar që ajo duhet që të jetë 500 euro. Nën pagën 500 euro, normal që ne nuk do të pranojmë dhe nuk do të jemi të kënaqur, jo pse ne nuk po  pranojmë por kushtet dhe rrethanat nuk po lejojnë që të behët një jetë ekzistenciale me nën këtë pagë. Duke marr edhe pagat minimale që i kemi në rajon, mendojmë që kemi pagë në rajon që janë mbi 600 euro, kemi pagë në rajon që është edhe 400 euro dhe ne kemi thënë që paga optimale duhet që të jetë paga prej 500 euro. Këtë vendim që e ka marr mendojmë që më tepër është vendim parazgjedhor sepse këtë ka mundur që ta merr qysh në fillim të mandatit. Është pagë bruto dhe kur ja heqim obligimet tjera prapë kjo pagë jetë diku rreth 300 euro ose nën 300”, ka thënë Azemi për EO.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img