4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Takohen drejtuesit e burgjeve, forcohet bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri në sigurinë korrektuese

Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, z. Ismail Dibrani, është takuar me drejtorin e Burgjeve të Shqipërisë,  Klevis Qose, Këshilltarin Global të ICITAP-it për Kundërterrorizëm, Bill Sage dhe këshilltarin Rajonal për Njësitë e Inteligjencës Korrektuese, Frank Karam.

Gjatë këtij takimi, u diskutuan çështjet e sigurisë në institucionet korrektuese të të dyja vendeve, duke ndarë përvojat dhe praktikat më të mira në menaxhimin e burgjeve.

“Mbështetja e ICITAP-it u vlerësua lart nga të dyja institucionet, veçanërisht për themelimin e Njësisë së Inteligjencës Korrektuese të Shërbimit Korrektues të Kosovës. Kjo njësi ka arritur të rrisë ndjeshëm nivelin e sigurisë, duke u bërë një histori suksesi dhe një model i mirë për të gjithë rajonin”.

“Të mbështetur nga ICITAP-i, tashmë janë identifikuar pajisje të nevojshme që do të sigurohen për SHKK-në, si: skanerë, kamera detektuese të telefonave, si dhe shumë pajisje të tjera të sigurisë, të cilat do të vijnë në Kosovë gjatë muajit tetor”.

“ICITAP-i dhe INL-i mbeten partnerët kryesorë të SHKK-së në zhvillim dhe reformë; përkrahja e tyre është jetike dhe vendimtare për Shërbimin Korrektues të Kosovës”, bëhet e ditur në një njoftim të Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img