1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Macron i Francës thotë se arrestimi i shefit të Telegramit nuk ishte politik

Presidenti francez Emmanuel Macron tha  se arrestimi në Francë i themeluesit të aplikacionit të mesazheve “Telegram”, Pavel Durov, nuk ishte një veprim politik, por pjesë e një hetimi të pavarur.

Durov u arrestua të shtunën në aeroportin Le Bourget në një hetim gjyqësor të hapur muajin e kaluar që përfshin 12 shkelje të dyshuara kriminale, tha të hënën zyra e prokurorit të Parisit.

Kjo prokurori theksoi në një deklaratë se shkeljet e dyshuara përfshijnë bashkëpunimin në shitjen e materialeve të abuzimit seksual të fëmijëve dhe në trafikun e drogës, mashtrimin, nxitjen e transaksioneve të krimit të organizuar dhe refuzimin e ndarjes së informacionit ose dokumenteve me hetuesit kur kërkohet nga ligji, shkruan Associated Press, transmeton Klankosova.tv

Në komentin e parë publik të Francës për arrestimin, Macron postoi në platformën e mediave sociale X se vendi i tij “është thellësisht i përkushtuar” ndaj lirisë së shprehjes, por “liritë ruhen brenda një kuadri ligjor, si në mediat sociale ashtu edhe në jetën reale, për të mbrojtur qytetarët dhe respektojnë të drejtat e tyre themelore”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img