24.4 C
Pristina
Monday, September 23, 2024

Buy now

spot_img

Gruaja ikë nga shtëpia pasi e rrahu burri, ai i shkon të familja e saj dhe e kërcënon me armë

Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare. Çdo ditë në Polici raportohen raste të grave që përjetojnë dhunë  në forma të ndryshme nga personat të cilët i kanë zgjedhur të ndajnë jetën me ta, por edhe nga anëtarët tjerë të familjes, raporton Gazeta Sinjali.

Ndihmën e Policisë e ka kërkuar sot në mëngjes edhe një grua në Gjakovë, e cila e ka raportuar bashkëshortin e saj për dhunë dhe kanosje. 

Sinjali mëson se burri i saj 45-vjeçar po dyshohet se fillimisht ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas së tij, në shtëpinë e tyre në Rahovec – duke e detyruar viktimën që të largohej nga shtëpia. 

Gruaja shkoi te familja e saj në Gjakovë, por edhe atje u përballë me burrin dhunues. I dyshuari ia mësyu familjes së miqve dhe e kërcënoi me armë bashkëshorten e tij.

Sipas informacioneve të para, i dyshuari ka qenë nën ndikimin e alkoolit.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se pas raportimit të rastit, Policia ka arritur që ta arrestojë të dyshuarin dhe i njëjti është shoqëruar në stacion policor. 

Me me urdhër të Prokurorit të Shtetit, 45-vjeçari është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij kanë nisur hetimet.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img