1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Murati thotë se u bë ekzekutimi i shtesave për fëmijë sipas skemës së re

Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se sot është bërë ekzekutimi i shtesave për fëmijë sipas skemës së re.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se të gjithë prindërit përfitues sot kanë pranuar në llogaritë e tyre pagesën e shtesave për fëmijë për muajin gusht.

“Sipas skemës së re, ku familjet që kanë deri në dy fëmijë 0-16 vjeç marrin nga 20 euro për secilin, kurse familjet që kanë 3 e më shumë fëmijë 0-16 vjeç marrin nga 30 euro për secilin”.

“Krahas pagesës së shtesave për fëmijë, është bërë edhe pagesa e rregullt për lehonat përfituese, siç rëndom bëhet tashmë çdo muaj.  Qeveria për të gjithë!”, ka thënë Murati. 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img