11.2 C
Pristina
Tuesday, September 24, 2024

Buy now

spot_img

Madueke shkëlqen me het-trik, Chelsea e shkatërron Wolvesin

Chelsea e ka gjetur fitoren e parë në sezonin e ri të Premierligës, duke triumfuar me rezultat të thellë 6:2 në udhëtim te Wolverhampton, ku Noni Madueke shënoi het-trik e Joao Felix shënoi në debutimin e tij të dytë te Chelsea.

Të kaltrit e Londrës e nisën me humbje sezonin, pasi u mposhtën nga Manchester City në Stamford Bridge, por tani janë këndellur në mënyrën më të mirë të mundshme.

Skuadra e Enzo Marescas ishte larg më e mirë në të gjitha aspektet, duke dominuar si në krijim të rasteve, ashtu edhe në posedim.

Katër gola u shënuan në pjesën e parë, e po aq edhe në pjesën e dytë.

Jackson e hapi serinë e golave vetëm pas dy minutave, duke ia dhënë Chelseas epërsinë.

Por Matheus Cunha i barazoi shifrat 25 minuta më vonë.

Cole Palmer shënoi në minutën e fundit të pjesës së parë për rezultatin 2:1 me një gol shumë të bukur, por Larsen në minutat shtesë barazoi përsëri dhe me rezultatin 2:2 përfunduan 45 minutat e para.

Londinezët ishin të pandalshëm në 45 minutat në vazhdim, e ku në shprehje më së shumti erdhi Noni Madueke.

Zhvillohej minuta e 49-të kur Madueke gjeti rrjetën për herë të parë personalisht, i asistuar nga Palmer, për rezultatin 3:2.

Nëntë minuta më vonë, Palmer asistoi përsëri për Madueken, që lehtësisht shënoi për 4:2.

Madueke kompletoi het-trikun e tij në minutën e 63-të, e përsëri Palmer ishte aty për të asistuar, me këtë të fundit që bëri het-trik me asiste, me Chelsean që avancoi 5:2.

Për rezultatin përfundimtar u kujdes, Joao Felix, që shënoi në debutimin e tij të dytë për Chelsean, e kësaj radhe Pedro Neto ishte asistues.

Chelsea fitoi 6:2 në udhëtim, për të marrë tre pikët e para në sezonin e ri të garave, që duket mjaft premtues për këtë skuadër.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img