14.1 C
Pristina
Wednesday, September 25, 2024

Buy now

spot_img

Aksident i rëndë në Fushë-Kosovë, vdes këmbësorja

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur para pak çastesh në Fushë-Kosovë, përkatësisht afër “Central Park”, shkruan GazetaDemos.

Si pasojë e aksidentit një person ka vdekur, e 2 persona janë lënduar.

Lajmin për Gazetën Demos e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 20:20  kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë- Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. 

Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë, një këmbësore dhe një automjet në lëvizje.

Si pasojë e aksidentit, lëndime kanë pësuar dy persona.Lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja e cila nuk ka arritë të përballojë plagët dhe e njëjta ka ndërruar jetë .Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, tha Ahmeti.

Ndërkaq, të lënduarit kanë pranuar edhe tretman mjekësor.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img