0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Abdixhiku: Emëruesit dhe mbrojtësit e Nagipit e Martinit, u kërkojnë llogari hajnish minatorëve të ngratë

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas disa pamjeve ku shfaqen ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, duke folur me minatorët, në lidhje me vjedhjet në minierën Trepça.

Ai ka thënë se ata e kanë keqkuptuar shtetin dhe është shprehur se “emëruesit dhe mbrojtësit e Nagipit e Martinit, po u kërkojnë llogari hajnish, minatorëve”, duke thënë se katër vjet që, siç tha ai, menaxhojnë vet me Trepçën.

“Kanë keqkuptuar rolet, kanë keqkuptuar përgjegjësitë, kanë keqkuptuar mbi të gjitha idenë se s’mund të sillen si kapadai! Emëruesit dhe mbrojtësit e Nagipit e Martinit, u kërkojnë llogari hajnish, besoni ose jo minatorëve të ngratë të lënë pa paga për tre muaj rresht”.

“E ka katër vite që menaxhojnë vet me Trepçë.  Ky pushtet ka caktuar Bordin e Trepçës! Ky pushtet ka caktuar menaxhmentin e Trepçës! Ky pushtet ka caktuar fatin pa paga të Trepçës! Përgjegjësi e plotë! Por marre nuk kanë hiç”.

“Këtë arrogancë pushteti e sjellje mbajeni në mend. Zgjedhjet janë afër. 9 shkurti po vjen. Kuptojeni se këta nuk njohin ndjenjën e shërbimit ndaj tjetrit sepse i shërbejnë veç vetes. Siç nuk kuptojnë se aty – me 51% – janë për udhëheqje e zgjidhje problemesh; më së paku për ofendim, poshtërim e nënshtrim të hallgjorëve”, ka shkruar ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img