0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Lushaku kritikon Qeverinë për mos-sigurimin e librave: Paaftësi, keqmenaxhim dhe paqartësi

Drejtoresha e Arsimit në Prishtnë Jehona Lushtaku ka kritikuar Ministrinë e Arsimit për mënyren e subvencionimit të librave, duke thënë se ajo po e bën gabimin e njejtë përseri.

Sipas saj, Ministria që e ka obligim sigurimin e librave, ka vendosur që përseri, të malltretojë prindërit dhe familjet në blerjen e teksteve shkollore.

“Kjo Qeveri dhe përkatësisht, Ministria e Arsimit, po e përsërit gabimin e vitit të kaluar, duke obliguar prindërit që ata vetë t’i sigurojnë librat për fëmijët e tyre”, ka thënë Lushaku në një përgjigje për Nacionalen.

“Ne si LDK në programin tonë ‘Rruga e Re’, ofrojmë libra falas për nxënësit dhe po ashtu koeficient 150 për mësuesit. Kjo çka po ofron qeveria aktuale, është paaftësi dhe keqmenaxhim”, ka thënë Lushaku.

Lushaku tha se vitin e kaluar kemi parë që si pasojë e keqmenaxhimit të këtij procesi nga ministrja, Arbëri Nagavci, sigurimi i këtyre librave i ka kushtuar më shumë buxhetit të shtetit, për shkak se sipas saj, do të ishte më e lehtë që ministria të negocionte për blerjen e tyre e jo këtë çështje ta linte në duart e prindërve.

Këtë vit, Ministria e Arsimit ka ndarë rreth 12 milionë euro për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore për vitin shkollor 2024-2025. Nga kjo shumë, 6.3 milionë euro janë caktuar për tekstet shkollore të klasave 1-5, ndërsa 6.6 milionë euro për materialet mësimore të klasave 1-9.

Mirëpo, sipas drejtoreshës së Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku, Ministria e Arsimit ka krijuar paqartësi për prindërit sa i përket blerjes së librave.

“Është krijuar paqartësi për prindërit të cilët detyrohen të blejnë librat për fëmijët e tyre, sepse në shumë raste ata nuk i kanë informatat se me cilat botime të librave do të punojnë fëmijët. Si pasojë e kësaj, ata detyrohen të shkojnë nga libraria në librari për të kompletuar librat që nevojiten. Po ashtu, deri sot asnjë librari nuk i ka tekstet të cilat nevojiten”, ka thënë Lushaku.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img