Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, në emisionin “Rubikon” ka folur mbi periudhën e luftës si pjesëtar i LKÇK-së dhe kryeredaktor i gazetës “Çlirimi”, që ishte organ i kësaj lëvizjeje.
Murati tha se figura e Adem Jasharit kishte edhe një dimension politik, përveç atij ushtarak.
“Adem Jashari sot shihet vetëm si një simbol i një rezistence ushtarake, por lufta në thelbin e vet është atë që e ka thënë Clauseëitz, një vazhdim i politikës me mjete të tjera dhe është kulminacioni i organizimit politik të një shoqërie, i organizimit në përgjithësi të një shoqërie, dhe Adem Jashari nga viti 95-96 vazhdimisht na ka bërë të fala neve LKÇK-së që t’ia dërgojmë Çlirimin në mënyrë që ai ta shpërndajë te njerëzit që tregon dimensionin edhe politik të figurës së Adem Jasharit përveç atij ushtarak”, tha Murati në Rubikon të Klan Kosovës.