1.6 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Lushaku Sadriu: Mësimi gjithëditor është mirëpritur nga prindërit

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku Sadriu, ka bërë të ditur se reforma e mësimit gjithëditor për nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën është mirëpritur me entuziazëm nga shumica e prindërve.

Sipas saj, 90% e prindërve e kanë mbështetur këtë iniciativë, duke e konsideruar atë një hap të rëndësishëm për zhvillimin e fëmijëve të tyre.

Ajo theksoi se ka një përqindje shumë të vogël të prindërve që shfaqin dilema rreth realizimit të plotë të kësaj reforme, por sipas saj në përgjithësi ideja është përkrahur gjerësisht si një praktikë e dëshmuar ndërkombëtare.

“Realizimi i suksesshëm i kësaj reforme kërkon një funksionim të mirë të trekëndëshit shkollë-prind-arsimtar”, tha Lushaku Sadriu gjatë një interviste në emisionin “Info Plus” në RTK.

Ajo shtoi se është thelbësore që të ketë një bashkëpunim të ngushtë midis prindërve dhe shkollës, si dhe një motivim të jashtëzakonshëm të stafit mësimdhënës për ta bërë këtë reformë të suksesshme.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img