2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Doli në transmetim direkt me bluzën e Serbisë, gazetari kërkon falje përsëri: Kam lënduar nëna fëmijësh të vrarë

Gazetari i sportit Ervin Baku ka folur për një ngjarje aspak të këndshme.

Baku u “kryqëzua” në media, portale, apo me shkrime nga figura të ndryshme publike në Shqipëri dhe në Kosovë për shkak se në daljen e tij të fundit për Euronews Albania, gjatë intervistës mbante të veshur një fanellë sportive të Serbisë.

“Kam marrë kërcënime pa fund. Imagjinata e fushës së kërcënimeve shkon përtej çdo limiti”, tha Baku.

I pyetur se përse e veshi fanellën e Serbisë, Ervin Baku tha se nuk ka qenë e qëllimshme dhe as e menduar. Ai është shprehur se ajo fanellë ka qenë dhuratë e trajnerit të volejbollit të femrave të Serbisë.

“Atë bluzë mua ma dhuroi trajneri i volejbollit të femrave të Serbisë në kampionatin ballkanik që u zhvillua në Tiranë. Ajo është bluza zyrtare e ekipit të volejbollit të femrave të Serbisë dhe unë e vesha pa asnjë mendim. Po ta kisha menduar nuk do e vishja. Aq më tepër që unë e kisha neglizhuar se do dilnim bashkë se ne e kishim folur bashkë 3 ditë më parë. Po të ishte se unë do isha i djallëzuar nuk do e kisha veshur atë fanellë.

Gazetari tha gjithashtu se ai ndihet i keq dhe ka kërkuar ndjesë pasi nuk do donte kurrsesi që nga veprimi i tij të ndihen të lënduara nëna, motra apo persona të tjerë që kanë humbur të dashurit e tyre në masakrat serbe të kryera në Kosovë.

“Mua më vjen keq sepse me siguri kam lënduar nëna fëmijësh të vrarë në masakrat çnjerëzore të Serbisë. Kam lënduar motra, prindër, vëllezër e të tjerë, ndaj edhe unë kërkova ndjesë. Ndjesa nuk ishte për të kaluar radhën, por një ndjesë që unë ashtu e ndjeva. Kush më njeh e dinë që unë mund të mos kem monopolin e të vërtetës, por mua nuk më dikton dot askush asnjë rresht. Atë që bëj e ndiej që ta bëj. Atë ndjesë e ndjeva, ndaj e bëra”, tha Ervin Baku.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img