Drejtori i CIA-s, William Burns, i cili ishte në vizitë zyrtare në Sarajevë dhe Beograd, raportohet se të enjten do të jetë edhe në Kosovë, ndonëse një gjë e tillë as nuk është e lajmëruar e as konfiruar.
“KoSSeV” duke cituar burime të medias serbe “Insajder” shkruan se Burns do të vizitojë Prishtinën të enjten, ndërsa njoftoi se kanë dërgura pyetje në ambasadën amerikane për konfirmin për të mos pranuar përgjigje.
“KoSSeV” shkruan se nga “burime jozyrtare” po ashtu mësuan se Burns do të jetë nesër në Prishtinë.