2.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Ky është i riu nga Vranjevci që dyshohet se theri të miturit dhe iku

Një incident i rëndë ka ndodhur sonte në qendër të Prishtinës, ku dy të mitur janë therur me thikë te rruga “Luan Haradinaj”. Siç mëson Sinjali bëhet fjalë për një 10-vjeçar dhe një 15-vjeçar, të cilët janë sulmuar me mjetin e mprehtë nga një person i dyshuar.

I dyshuari tashmë është identifikuar dhe po kërkohet nga Policia. 

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se bëhet fjalë për Olt Berishën nga Vranjevci. 

Thika që dyshohet se e ka përdorur në rast nuk është gjetur në vendin e ngjarjes nga Policia, thonë sinjalizuesit e Sinjalit. 

Ndërkohë, viktimat janë dërguar në Emergjencë për trajtim mjekësor dhe sipas informacioneve të para, gjendja e tyre është stabile.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Prishtinë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img