2.9 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Drejtori i CIA-s mbërrin në Beograd

Drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës Amerikane (CIA), William Burns ka mbërritur sot në Beograd nga Sarajeva, i cili sipas disa burimeve, është pritur në Agjencinë për Siguri dhe Informacion (BIA), raporton gazeta e përditshme serbe “Danas”, transmeton Klankosova.tv.

Në faqen zyrtare të presidentit të Serbisë, Alleksandar Vuçiq, aktualisht nuk ka asnjë njoftim zyrtar për një takim me zyrtarin amerikan.

Burns ka qenë në krye të CIA-s që nga viti 2021, si diplomati i parë i karrierës në atë pozicion. Presidenti Biden e promovoi atë në një anëtar të kabinetit të tij në qershor 2023.

Gjatë karrierës së tij, Burns shërbeu për gjashtë presidentë nga të dyja partitë, dhe deri në pensionimin e tij nga shërbimi diplomatik në vitin 2014, ai ishte ambasador i ShBA-së në Rusi dhe Jordani. Ai ka një diplomë bachelor në histori nga Universiteti LaSalle, dhe një master dhe doktoraturë në marrëdhëniet ndërkombëtare nga Universiteti i Oksfordit. 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img