2.9 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Suspendohet një zyrtar policor në Prishtinë, u përfshi në një rrahje te HIB-i në Graçanicë

Një zyrtar policor është suspenduar nën dyshimet për përfshirje në një përleshje fizike, të martën te pompa e derivateve ‘HIB’ në Graçanicë. Polici, bashkë me disa persona të tjerë janë futur në sherr dhe për pasojë tashmë janë cak i hetimit, raporton ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Siç merr vesh Sinjali, zyrtari policor dhe tre persona të tjerë kanë pasur një konflikt që nisi pas një mosmarrëveshje në komunikacion dhe eskaloi në rrahje.

Polici i dyshuar është një 21-vjeçar, i cili tashmë është suspenduar për 72 orë.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se zyrtari i suspenduar ka qenë jashtë detyrës zyrtare në momentin kur plasi sherri.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img