Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë përditësimin lidhur me gjendjen nëpër pikë kalimet kufitare.
Numri i pritjeve të gjata ka rënë, përveç se në Merdare, për të dalë nga Kosova, mërgimtarë që kanë marrë rrugën e kthimit, duhet të presin një orë
Kolona e veturave të renditura që presin për ta kaluar kufirin ka shkuar deri në 250 metra.
Më pak pritet për të dal nga Dheu i Bardhë. Aty për ta lënë Kosovën duhen deri në 30 minuta, ndërsa për momentin kolona është deri në 100 metra.
Në pikat e tjera pritjet për dalje nuk janë më të gjata se 5 minuta.
Më poshtë përditësimi i fundit i Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar: