Xhavit Haliti, deputet i PDK-së, ka folur rreth figurës së Bedri Hamzës, kandidatit të PDK-së për kryeministër të Kosovës për zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit 2025.
Në Tëvë 1, Haliti tha se Hamza është njeri me integritet. Tutje, sipas Halitit, Hamza është njeri që i garanton Kosovës një qeverisje të mirë.
“E di që Bedriu është njeri me integritet, me përvojë, është njeri që i garanton Kosovës një qeverisje të mirë, sepse Bedriu nuk ka zbritur me parashutë në politikë dhe në administrim qeverisës. Fati i madh i Bedriut është se ai ka qenë gjithmonë pjesë e këtyre organeve kryesisht financiare që kanë pasur të bëjnë me Kosovën” – tha Haliti, transmeton Nacionale.