0.3 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Deputetja e VV-së e akuzon BE-në për sabotim të Kosovës: I mungon autoriteti ndaj Serbisë

Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, deputete e VV-së, ka shkruar një status, në të cilin ka renditur disa kritika të ashpra ndaj BE-së.

Ajo ka shkruar se BE-ja ka mungesë të autoritetit ndaj Serbisë. Tutje, ajo ka pasur një akuzë të rëndë ndaj BE-së, duke shkruar se mungesën e autoritetit ndaj Serbisë, “e ka shndërruar në pengesë e sabotim ndaj Kosovës”.

“BE me qasjen e vet po ja humb edhe kuptimin edhe fuqinë dialogut. Pothuajse nuk ka asnjë marrëveshje që ajo si ndërmjetësuese dhe garantuese nuk ka arritur ta implementojë, madje këtë mungesë autoriteti ndaj Serbisë e ka shndërruar në pengesë e sabotim ndaj Kosovës. Kësisoj, me këtë impotencë sa herë është tentuar që në Kosovë jo vetëm të zbatohet ligji, por të zbatohen vet marrëveshjet e arritura në Bruksel përmes dialogut ajo sërish ka bërë thirrje për dialog për të njëjtat çështje. Me këtë qasje sikur BE ka qenë më shumë e interesuar për dialog për hir të dialogut sesa dialog për marrëveshje” – ka shkruar ajo.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img