0.7 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Ish-deputetja ruse i bën thirrje Putinit ta fshijë Kurskun nga faqja e dheut

Historiania dhe shkencëtarja politike ruse, Natalia Narochnitskaya, e cila është gjithashtu ish-deputete e dhomës së parlamentit rus, bëri thirrje që rajoni i Kurskut të fshihet nga faqja e dheut, njoftoi agjencia UNIAN, transmeton Klan Kosova.

Më 6 gusht, ushtria ukrainase kreu një pushtim të befasishëm në rajonin rus dhe pushtoi dhjetëra vendbanime, duke marrë robër mijëra ushtarë rusë.

Sipas Narochnitskayas, ka vetëm një zgjidhje – të shkatërrohet gjithçka, përfshirë popullsinë dhe territorin rus. Ajo tha se “shpreson” që trupat ruse të bombardojnë rajonin e Kurskut.

Deklarata të tilla pasqyrojnë politikën e Kremlinit jo vetëm ndaj forcave armike ukrainase, por edhe ndaj popullatës së tij, e cila nuk ka asnjë vlerë për regjimin e Vladimir Putinit. Që nga fillimi i luftës në shkallë të plotë të paprovokuar, Vladimir Putin ka dërguar qindra mijëra rusë në vdekje të sigurt në front.

Pushtimi i rajonit të Kurskut e kapi ushtrinë ruse në befasi dhe ishte një poshtërim i madh për Moskën. Putini, i cili shpresonte të pushtonte Kievin për tre ditë, nuk mund të mbrojë më as tokën e tij. Kievi njoftoi se nuk ka ndërmend të pushtojë përgjithmonë rajonin e Kurskut, por vetëm të detyrojë Putinin të tërheqë ushtrinë e tij nga Ukraina.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, njoftoi se forcat ukrainase kontrollojnë një sipërfaqe prej mbi 1 mijë e 250 kilometra katrorë dhe 92 vendbanime në rajonin Kursk të Rusisë. Ai u bëri thirrje aleatëve të Kievit që të lejojnë përdorimin e armëve perëndimore për sulme brenda Rusisë dhe shtoi se mungesa e një lejeje të tillë ishte arsyeja kryesore që Ukraina nuk mund të ndalonte avancimin e trupave të Moskës në frontin lindor.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img