KRU “Gjakova” njofton se ekipet e kësaj kompanie, pas rreth pesë orë pune intensive, arritën të sanojnë në kohë rekord defektin në gypin kryesor furnizues të madhësisë DN 1100 në fshatin Qerim të Gjakovës.
“Uji sapo është lëshuar për furnizim, keni parasysh se duhet pak kohë derisa të përshkojë gjithë rrjetin! Po ashtu u kujtojmë konsumatorëve, se kur kemi punime të tilla në gypa më të mëdhenj, në moment që uji vjen në krojet e tyre, duhet lënë që të rrjedhë, për shkak që mund të vijë i turbullt, deri në shpëlarjen e linjës”, thuhet në njoftim të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova”.